SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Livadhja. Deputetja Denaj në prezantimin e kandidati Romeo Çakuli : Përpara për më shumë investime për zonat minoritare

Deputetja Anila Denaj ka qenë e pranishme në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie të Finiqit Romeo Çakuli para banorëve të Livadhjasë. Ajo tha para të pranishmëve se me Çakulin do të ecin përpara punët e nisura dhe për të garantuar akoma më shumë investime për zonat minoritare sikundër ka deklaruar edhe Kryeministri Rama.

“Livadhja, Finiq. Në prezantimin e kandidatit për bashkinë Finiq ku prezantuam Romeo Cakuli për të çuar përpara punët e nisura dhe për të garantuar akoma më shumë investime për zonat minoritare sikundër ka deklaruar edhe Kryeministri Rama.

Mirënjohje dhe falënderim edhe për punën e shkëlqyer të bërë nga Kryebashkiaku Kristaq Kiço.

Së bashku do të sjellim më shumë zhvillim”, nënvizon deputetja Anila Denaj.

Romeo Çakuli kandidon me partinë MEGA që është në koalicion me PS-në dhe në të gjitha sondazhet e deritanishme rezulton fitues për të drejtuar bashkinë e Finiqit.///

error: