SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë, 25 prill 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e jugut reshjet kryesisht me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e vona të mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1 – 7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era me shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër11/19Re shi diell
Kukës6/18Re shi diell
Lezhë8/18Re shi diell
Dibër5/17Re shi diell
Durrës9/22Re shi diell
Tiranë10/23Re shi diell
Elbasan9/22Re shi diell
Berat6/22Re shi diell
Vlorë9/21Re shi diell
Korçë5/17Re shi diell
Gjirokastër4/20Re shi diell
Sarandë9/20Re shi diell
error: