Oltion Çaçi, kandidati i PS për bashkinë e Sarandës vijon takimet e tij me komunitetin në kuadër të fushatës zgjedhore pçr zgjedhjet e 14 majit.
Çaçi duket i qarte në komunikimin e tij kur thotë se ka gati planin e punës për një sfidë që sipas tij do të thotë transformim i Sarandës duke u kthyer ne një qëndër të madhe turistike dhe administrative. Disa nga sfidat e para të kandidatit socialist për qytetin janë:
- Përmirësimi i mazhit të Sarandës dhe sinjalistikës hyrëse në zonat turistike . 2. Rikthimi i kinoteatrit në funksion të plotë. 3. Krijimi i një kalendari aktivitetesh dhe ringritja e qëndrës kulturore me evente të shumta gjithëvjetore 3. Investime të shpejta ne fshatrat që janë në juridiksionin e bashkisë. 4. Bashkëpunim i ngushtë me qeverinë Rama për të realizuar projektet e domosdoshme që vijnë nga adresimet pas dëgjesave me qytetarët.
Oltion Caci duket i qarte se ka një ambicje dhe energji të plota për të filluar punën që Saranda të jetë një pikë e rëndësishme ndërkombëtare për turizmin duke ofruar paketa dhe akomodim të gërshetuar më zonat e tjera atraktive të rajonit.
Oltion Çaçi vjen pas studimeve në Kiev të Ukrainës dhe suksesit në botën e turizmit me risitë e markës flower si njësi akomodimi dhe suksesi në botën e turizmit.
Edhe ditën e sotme Kandidati Socialist do të vijojë takimet me grupe të ndryshme qytetarësh duke u prezantuar me aftësitë e tij dhe njohës I mirë i menaxhimit turistik dhe administrativ. Çaçi ka ftuar qytetaret të dëgjojnë me kujdes në një bashkëbisedim planin e tij për Sarandën. n si një pikë takimi e një pune dhe transformimi pozitiv për të sotmen dhe të ardhmen e qytetit ./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror