Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri publike shifrat e frekuentimit të kalasë së qytetit të Gjirokastrës për muajin prill. Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1-30 prill 2023, kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
11177 vizitorë gjatë kësaj periudhë ose 6888 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë, në vitin 2022.
Kalaja e Gjirokastrës është atraksioni kryesor i qytetit, i cili vitet e fundit pret një numër të lartë vizitorësh, vendas e të huaj, përgjatë gjithë vitit.
Kalaja përmendet për herë të parë në vitin 1336. Megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme. Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.
Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do të priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, i cili këtë vit do të zhvillohet në muajin qershor.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI