SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Liria e Shtypit, Shqipëria rritet me 7 vende në indeksin e Gazetarëve pa Kufij  

– Shqipëria rritet me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, publikuar nga organizata Gazetarët Pa Kufij, ku përfshihen 180 vende të botës.

Kështu, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej në vendin 103.

Rënien më të madhe me plot 12 vende në rajon e ka patur këtë vit Serbia.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.

Sipas RSF, Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës.///

error: