SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndarja më e mirë territoriale, organizimi në 36 bashki

 Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot se, ndarja më e mirë territoriale për vendin do të ishte organizimi në 36 bashki. I ftuar në një studio televizive, Rama iu përgjigj pretendimeve të ngritura nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia se, qeveria ka hequr nga Shkodra disa drejtori rajonale.

“Këto janë përralla. Ne kemi bërë një riorganizim të drejtorive rajonale duke hequr dorë nga drejtori në çdo qark dhe duke bërë një organizim menaxherial të vendit me 4 zona, ku Shkodra është bashkë me Lezhën dhe me Kukësin. Dibra, Tirana e Durrësi janë bashkë.  Drejtoritë e dikurshme të qarqeve janë ndarë në mënyrë proporcionale. Është një riorganizim që ndodh në gjithë territorin”, tha Rama.

Sipas tij, “ky është një riorganizim në funksion të menaxhimit më të mirë”.

Rama tha se, Shqipëria është shumë e vogël dhe kjo ndarje në nivel qarqesh ka funksionuar më së miri.

“Mendoj se 61 bashki janë shumë. Duhen më pak. Ndarja më e mirë e Shqipërisë në bashki do të ishte 36. Pra, 36 rrethet e dikurshme të jenë bashki. Nga pikëpamja e burimeve njerëzore në bashki shumë të vogla është shumë e vështirë të gjesh specialistë. Kjo njëlloj siç u kthyen komunat në njësi shërbimi”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se, opozita do më shumë bashki pasi e shohin ku të kapin ndonjë bashki më shumë e ta numërojnë si trofe. “Për menaxhim të territorit ne kemi shumë bashki. Jemi vend shumë i vogël”, tha Rama.///

error: