Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e marte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore dhe në pjesën qendrore. Më pas në pjesën e dytë të ditës, intensiteti i reshjeve rritet deri në mesatar në formë shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/22 | Diell re |
| Kukës | 10/17 | Diell re shi |
| Lezhë | 12/21 | Diell re |
| Dibër | 7/17 | Diell re shi |
| Durrës | 14/23 | Diell re shi |
| Tiranë | 16/23 | Diell re shi |
| Elbasan | 14/23 | Diell re shi |
| Berat | 11/23 | Diell re shi |
| Vlorë | 14/23 | Diell re shi |
| Korcë | 8/16 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 11/23 | Diell re shi |
| Sarandë | 14/21 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta