SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Nuk do kisha hyrë dot në PS po të mos ishte Nano

 Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një intervistë televizive rrëfeu afrimin e tij në Partinë Socialiste.

Kryeministri tregoi se përfshirja e tij në Partinë Socialiste lidhet me 2 persona, atë vetë dhe Fatos Nano. Më tej, Rama theksoi se Nano në fillim nuk e dinte se po afronte pasardhësin e tij, ndërsa më pas e lexoi rrezikun.

“Ngjarja që lidhet me futjen time në PS, është një ngjarje që lidhet me dy njerëz, jo me PS. Lidhet me Fatos Nanon dhe mua. Nano kishte dëshirën dhe instinktin shumë të fortë, që të ftonte rreth vetes njerëz, të cilët ishin jashtë PS dhe që të kombinonte atë që ishte prurje e partisë, ku deri në atë moment s’kishte pasur ndonjë kontribut për shkak se hyri në burg. S’kishte as kohë as mundësi, ishin rrethanat, që të merrej çfarë do sillte nga jashtë. Ai mbante thjesht bashkë partinë në një barrikadë mbrojtëse, kështu që ai iku në burg. E kishte këtë gjë kur doli, unë nuk do kisha hyrë dot në PS, po të mos ishte Nano”, tha Rama.

“Ishte Nano që i ra me shqelm derës së partisë dhe e hapi që të futesha unë. Të rrethit të qeverisjes se unë u bëra ministër i Kulturës. Unë kam vazhduar dhe e kam thelluar shumë se kam pasur mundësi ta bëj, zanafillën, kam sjellë shumë njerëz në PS. Në rastin konkret historia ime me Fatosin, njëri ishte udhëheqësi, tjetri qëlloi që ishte pasardhësi. Nuk mendoj se në momentin e parë ka zgjedhur pasardhësin, ai donte njerëz. Rrezikun e lexoi më vonë. Unë asnjëherë se kam pasur në mend të futesha në politikë. E doja si instrument që të më shërbente për betejat e mia. Erdha për të varrosur babanë dhe për të ik prapë, por rrethanat e sollën. Kur u bëra kryetar i bashkisë dhe kur popullariteti im u rrit, për faktin se unë nuk isha anëtar partie, nuk identifikohesha nga të tjerët si socialist, por si një person që po bën për Tiranën dhe kisha popullaritet të madh. Kjo u rrudh menjëherë kur u bëra kryetar i bashkisë”, rrëfeu Rama.

Ai tregoi dhe arsyen se pse mendoi të merrte Partinë Socialiste.

“Arsyeja pse unë fillova të mendoj pse duhet të merrja partinë, sepse nuk mundesha më të bëja gjërat në bashki se filloi një konflikt nga njerëz rreth e rrotull Fatosit. Ajo erdhi si nevojë, ose duhet të lija bashkinë dhe të mos merresha me politikë ose duhet të merrja partinë nëse do merresha me Tiranën. Është një vendim që, ka pasur me vete dy njerëz, që s’dua t’i përmend, të tjerët ishin kundër. Pastaj u bënë edhe shumë të tjerë. Unë sot këshillohem me shumë njerëz”, tha Rama.///

error: