
Ka mbërritur në mëngjesin e sotëm në Portin e Sarandës, krocera e radhës, luksozja "Seabourn Quest". Turistët e kroceres së ankoruar në Gjirin e Sarandës do të ndjekin disa destinacione si Butrintin antik dhe pika të tjera atraktive të rajonin, përfshirë qytetin e Sarandës. Seabourn Quest është përsëritja e tretë e dizajnit të anijes që është quajtur "një ndryshim i lojës për segmentin luksoz". Ajo lundron nëpër botë dhe mbart me vete një sërë ambientesh ngrënieje të vlerësuara me çmime./sarandaNews.al///




ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI