SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE, Të mërkurën, 03 qershor, zhvillohet mbledhja e shtyrë e këshillit bashkiak

Të mërkurën, ne oren 11.00,  pritet te zhvillohet mbledhja e shtyrë e këshillit bashkiak të Sarandës. Ne kete mbledhje me nje rend dite te ngarkur, pritet te kete debate rreth disa ceshtjeve në shqyrtim si:

Miratimi i rregullores së brendshme për  organizmin dhe funksionimin e  Këshillit të Bashkisë Sarandë.

Po keshtu interes do te ngjallë per publikun edhe Informacioni nga Bashkia  për çështjen e pronave mes qytetarëve dhe pronarit Avni Delvina . Nga një vendim gjyqesor të viti 2008 ne favor të zotit Delvina kan♪7 mbetur pa sheshe ndërtimi dhjetra qytetarë sarandiotë. Mesohet se stafet e bashkive të mëparshme nuk e kanë ndjekur me seriozitetin e duhur këtë çështje e cila vjen si një penalitet për  dhjetra familje që I humben sheshet e ndërtimit nga vendimi gjyqesor .

 “Nj project vendim që pritete të diskutohet për miratim nga këshillltaret është edhe  ai  “Për miratimin e kodit të sjelljes dhe të rregullave  për parandalimin  e konfliktit të  interesave të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Sarandë”

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe Projekt /Vendimi për  “Për miratimin e Rregullores për marrdhëniet e Këshillit të Bashkisë Sarandë me publikun dhe me median

Të tjera çështje që pritet të sjellin debate në këshill janë edhe informacionet e bashksië për  sheshet e ndërtimti që pritet prj vitesh të hipotekohen nga qytetarët. Kjo, sipas procesit të  zbatimit të VKM 329 datë 22.05.2019 .

Në mbledhjen e së mërkurës nuk do të mungojnë informacionet zyrtare për zbatimin e projektit” Rigjenerimin Urban i shëtitores “Naim Frashëri” , për sa i përket fazës së ecurisë së zbatimit dhe përfundimit të projektit

Në fokus të mbledhjes së Keshillit do të jenë Informacione mbi bizneset që operojnë në shëtitore përgjatë vitit si dhe  Informacioni  i rëndësishëm nga Bashkia  mbi masat e marra për  sezonin turistik 2020.////R-SR// 

error: