SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KLUBI SPORTIV sh.a.”Butrinti”, me të gjitha masat anti covid -19. Gati për Kampionatin e futbollit.

Klubi sportiv Butrinti ka marrë të gjtiha masat  anti covid -19  dhe është gati për takimin e parë të Kampionatit futbollit.

I pyetur nga Radio “Saranda”,  administratori i Klubit sportivsh.a.”Butrinti” Kosta Zaro  jep hollësi dhe detaje të panjohura më parë.

Pas  kërkesës së Federatës së Futbollit “me interesimin e vazhdueshëm të saj  dhe plotësimin e të gjithë kuadrit ligjor që përfshin protokolli shëndetësor, Ministria e Shendetësisë më datë 15 maj,  me Urdhër 326 , arriti të lançojë fillimin e kampionateve ose  aktiviteteve sportive në ambiente të hapura.

Zaro tha se “Këtu përfshihet edhe rifillimi i fazë së dytë dhe gjithë kapionateve të niveleve që ka FSHF. Ne mënjeherë kemi bërë një takim-videokonferencë me FSHF , kemi rënë dakord për vazhdimësinë e Kampionatit, duke fiksuar datat deri në përfundimin e tij.

Kemi marrë të gjitha masat organizative, me një plan masash, me një takim më të gjithë adminuistratën . Që nga 18 maji në ambientet e stadiumit Butrinti, është marrë masa e parë që është dezinfektimi.  Në një videokonferencë  është afishuar tërë pamja vizive që përmban ana ligjore.

Është siguruar infrastukrua e përcaktuar që nga termometri infrared elektronik, janë hapur kartelat për secilin  futbollist, punonjës administrate, punonjës stadiumi, ku përditë  secili që hyn, i nënshtrohet patjetër matjes së temperaturës, plotësimit të pyetësorit, dhe atëherë,  është i disponueshëm për të zhvilluar ose për të hyrë në procesin stërvitor.

I pyetur së për ku udhëton së pari ekipi i Butrintit së shpejti, Zaro u shpreh se “Ekipi i Butrintit në datën 7 qershor udhëton për në Berat. Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat, sigurimi i të gjithë elementëve të caktuar të infrastrukturës, që nga autobuzi ku secili duhet të qëndrojë në një sedilie, me maska, me doreza, me shoqërim të mjekut, me të gjitha pajisjet e nevojshme, për të qenë rigoroz dhe konseguentë në mbështetje të të gjitha udhëzimeve dhe protokollit shëndetësor, për të mos krijur problem me zyrtarët e ndeshjes .

Të zhvillojmë një takim dinjitoz ku jemi të interesuar për të mos krijuar problem. Vijmë nga pandemia, të gjithë të barabartë po edhe surprizam mund të ketë,-tha Ksta Zaro

Lidhur me ambicien e Butrintit në këtë takim ai u shpreh se “Ambicia është të ngjitemi sa më lart  në kalsifikim për të siguruar avantazhin e fushës,  në kaudrin e pleofit që zhvillohet nga vendi i 2 në të 5-të”////R-SR, & sarandanews.al///

error: