Një pjesë e segmentit të rrugës Orikum-Dukat është gati për t’u hapur për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në këtë rrugë me gjatësi rreth 15 km dhe që shkurton maksimalisht distancën drejt bregdetit.

“Kantieri i aksit të ri Orikum-Dukat, ku jemi gati për të hapur qarkullimin e automjeteve një segment të këtij aksi, ndërkohë që vijon me intensitet puna në të gjithë gjatësinë e tij”, tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “punimet kanë pasur progres të ndjeshëm në këtë vepër, e cila e plotëson gjerdanin infrastrukturor që nis nga Bajpasi i Fierit deri në Palasë, duke lehtësuar kështu aksesin drejt bregdetit të jugut, që me përfundimin e Tunelit të Llogorasë do të jetë një fuqi e re për industrinë e turizmit”.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi inspektuan më herët punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat.
Ky aks rrugor do të jetë i kategorisë C dhe do t’u japë zgjidhje problematikave që lidhen me sigurinë rrugore dhe rrëshqitjet, të cilat prej vitesh në aksin aktual kanë qenë një shqetësim për përdoruesit e rrugës. Projekti i rrugës përfshin edhe ndërtimin e 5 urave dhe një tuneli panoramik.

Aksi Orikum-Dukat është një tjetër segment i rëndësishëm, i cili lidh bajpasin e Vlorës me tunelin e Llogorasë dhe është pjesë e paketës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit të jugut duke nxitur zhvillimin e turizmit.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat