Ish-ministrja e Integrimit Arta Dade foli për takimin e Këshilit Politik në rezidencës e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, me këtë të fundit dhe me dy ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Dade tha se është për të ardhur keq, fakti që ambasadorët vazhdojnë t’i kapin për dore politikanët tanë për të arritur një konsensus.
“Rezidenca e ambasadave janë toka të tyret, e vendeve që përfaqësojnë, dhe që një vend që aspiron të hapë negociata, nuk duhet të ketë nevojë që t’i ushtrojnë ambasadorë të fuqishëm, si ai i SHBA, BE dhe MB. Është për të ardhur keq që nuk arrihet një kompromis në vendin e vet. Klasa politike po vazhdon të manifestojë një papjekuri totale. E kanë bërë veten që t’i marrin për dore dhe t’i dërgojnë edhe në vendin që duhet të bëjnë konsensus”, u shpreh ajo në emisionin “Tempora” në Rtv Ora.
Sipas saj, situata është përkeqësuar, ndërsa pretendon se marrëveshja e orëve të fundit do të prodhojë pazare ose do të ketë defekte.
“Me këtë gjë që po ndodh tani ne duket sikur po largohemi një hap pas për hapjen e negociatave. Reforma nuk ka si lihet në momentin e fundit se në momentin e fundit nuk ke çfarë të prodhosh, përkundrazi do të ketë ose nga ato marrëveshje të orëve të fundit që quhen pazare, ose do të bëhen në këmbë dhe reforma do të ketë defekt kur ky kod të zbatohet. Unë e shoh në kurriz të zgjedhjeve, sepse edhe vetë kam qenë pro një referendumi për ndryshimin e sistemit. Unë shoh që nuk do ketë më ndryshim sistemi”, theksoi ajo
ME SHUME LAJME
As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit
SHËNIM. Pa shëndetin e kafshëve nuk ka shëndet publik
“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”