SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kroçera “Silver Cloud”, 193 turistë të huaj vizituan Sarandën

Saranda është kthyer në destinacionin e preferuar të kroçerave në prag të çeljes së sezonit veror turistik.

Këtë javë në Sarandë mbërriti një tjetër kroçerë luksoze, “Silver Cloud”, e klasit B e kompanisë norvegjeze “Silversea Cruises” me 193 turistë spanjollë, amerikanë, kanadezë, australianë, etj.

Turistë e saj kanë zbritur në qytetin e Sarandës, si dhe kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit.

“Silver Cloud” është një anije luksoze e korporatës së kroçerave të lundrimit “Royal Caribbean Group”. Ajo është hedhur në lundrim në 1994 si anija e parë e Silversea.

Silver Cloud ka një kapacitet prej 296 pasagjerësh, e gjatë 157 metra dhe me një tonazh total, 16800 Gt.

Në fillim të muajit maj Saranda u vizitua edhe nga kroçera “Silver Moon” , e cila kishte 546 pasagjerë në bord nga të cilët 229 shtetas amerikanë, 174 anglezë, 65 australianë dhe të tjerët nga vende të ndryshme.///

error: