Nga Panajot ZOTO
Personi në këtë fotografi është Thimjo Çoho, i njohur ndryshe edhe si bletari nga Muzina, apo poligloti.
I ulur përballë tij në verandën e shtëpisë ku ai banon, në Muzinë, në këtë mëngjes maji, bisedojmë për Muzinën dhe muzinjotët në shekuj deri në ditët e sotme. Për ata të paktë të moshuar që kanë mbetur në fshat pas ikjes së madhe dhe pritjen e përditshme të tyre me sy të përlotur,tej dritareve …Të gjithë kanë ikur dhe kjo është dhimbja jonë- thotë
Shumëkush tjetër, me intelektin e tij, me zgjuarsinë dhe mpreftësinë në interpretimin e situatave të sotme, me dijen dhe nivelin e tij kulturor, do ta konsideronte humbje qëndrimin, si ai, në fshat, të merrej me bletari e me gjithëçka tjetër që i duhet përballimit të jetës këtu. I kishte shanset dhe ofertat për t’u larguar,për ta braktisur këtë jetë të vështirë,por jo! Ai qëndroi dhe mbeti stoik në bindjen e tij.I dashur për çdo kënd në fshat,i respektuar dhe i nderuar.
Thimjua ka merituar shumë më shumë dhe nuk ka fituar ç’i takon nga jeta , që shpesh është treguar e ashpër me të.Por nuk ndjehet i ligshtuar sepse është i ndërgjegjshëm për çka thotë një dijetar, se”Më mirë është të meritosh e të mos fitosh, sesa të fitosh e të mos e meritosh”. Asgjë në jetën e tij të gjatë, nga rinia e hershme e deri sot në të mbi 80-tat, Thimjua nuk ka fituar pa meritë. Edhe emrin që ka si njeri i dijes e ka me meritë, të fituar me punë e lexim, ç’ka e vërteton edhe biblioteka e tij në qindëra tituj librash.
Flet në greqisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht etj. Flet si historian, si gjuhtar, si politikan, si psikolog,por edhe si bletar e vreshtar. Bën gjithçka: shoqëruesin e turistëve që vinë në Sarandë dhe cicëronin ne Butrint a vende të tjera të trashëgimisë kulturore e historike, bujkun, pemëtarin dhe mjekun popullor për ruajtjen e shëndetit të tyre. Njeh gjer në detaje sekretet e botës së bletëve,por dhe ato të rritjes së një peme, të ripërtëritjes së botës bimore dhe mbrojtjen e tyre nga agjentët natyror.
Sot, më tha tek bisedonim për shumëçka këtë mëngjes maji në verandën e shtëpisë së tij, mir është të bësh një spërkatje të rushit. Pas shirave që ranë sëmundja e vrugut është prezente.. .. Pastaj, duke më shoqëruar në dalje të rrethimit të oborit, tha se ditë më parë kishte ngordhur qeni që mbante lidhur në kasollen e vogël pranë lasës.E kishte roje besnike.Lehte sapo nuhaste frymë njeriu që kalonte andej.Por vetëm kaq. Me të,thotë, ndjeheshim të sigurtë… ,dhe flet më tej me terma mjekësore për shkaqet e vdekjes së qenit, sikur të ishte veteriner. Po, po… gjithçka di dhe bën ky njeri energjik e i shkathët, trup imët por dijemadh.., Thimjua nga Muzina./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI