Nga Arlinda GJONI
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi sot se të ardhurat e gjeneruara nga agroturizimi në një vit llogariten 80 milionë euro, dhe se për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori qeveria ka ndryshuar kriteret e certifikimit të tyre.
Në deklaratën për shtyp, pas mbledhjes së qeverisë, Krifca bëri të ditur se, ndryshimi i procedurave për certifikimin e subjekteve turistike bëhet me qëllim lehtësimin e tyre fiskal. “Miratuam ndryshimin e procedurave për certifikimin e subjekteve agroturistike, kërkesë kjo e vetë sektorit, pasi duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që kemi ndërtuar prej 2018-ës, kur u krijua baza ligjore që njeh agroturizmin si një aktivitet i diversifikuar i fermës dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale me lehtësi si, TVSH në nivelin 6 %, tatimfitimi në nivel 5 % dhe taksë infrastrukture 0%”, tha ministrja.
Kjo paketë lehtësish fiskale, sipas Krifcës, ka nxitur interesin e agroturizmit për t’u certifikuar.
Ministrja foli edhe për mbështetjen që merr nga qeveria ky sektor si dhe ndikimin që ka në ekonomi.
“Agroturizmi shihet si aktivitet i diversifikimit të fermave në zonat rurale, me ndikim në ekonominë rurale, që përveç aktivitetit bujqësor kryejnë edhe aktivitetin e mikpritjes në shtëpitë e tyre të kthyera në bujtina, mbështetur edhe nga qeveria”.
Ajo shtoi se, deri tani janë mbështetur rreth 80 agroturizme, ndërsa po vijohet me financimin e të tjera pikave. “Nga llogaritë e fundit rezulton se të ardhurat e gjeneruara në një vit nga agroturizmi janë 80 milionë euro”, u shpreh Krifca. Sipas saj, ngritja e bujtinave është mjeti i duhur për t’i shërbyer atyre komuniteteve për të gjeneruar më shumë të ardhura.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI