Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqipe, Ernest Koliqi, çeli një ekspozitë, e cila sjell në vëmendje të publikut të gjithë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme si shkrimtar, studiues, publicist, përkthyes, kritik, botues e pedagog.

Rrugëtimi i një veprimtarie të gjatë që nga botimet e para: “Kushtrimi i Skanderbeut” (1924); botimi i tezës e tij doktorale mbrojtur në Universitetin e Padovës mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe botuar në vitin 1937 me titull “Epica popolare albanese”; “Poetët e mëdhej t’Italisë” (1936), për të vijuar më tej me vepra të rëndësishme, si: “Tregtar flamujsh”; “Hija e maleve”; “Symfonija e Shqipevet”; “Gjurmat e stinëve”; “Kangjellet e rilindjes”; “Pasqyrat e narçizit”; “Djepi arit”; “Shija e bukës së mbrueme”; “Hanë gjaku”; “Rrajët lëvizin” etj.


Një vend të rëndësishëm zë edhe veprimtaria e tij si përkthyes dhe përgatitës i antologjive letrare, që njëherazi kanë shërbyer edhe si tekste mësimore për shkollat shqipe. Ernest Koliqi themeloi dhe drejtoi revista ku u botuan dhe u trajtuan letërsia e kultura shqiptare, si: “Illyria”, “Shkëndija”, “Shêjzat”, por gjatë veprimtarisë së tij ai bashkëpunoi me revistat “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Përpjekja shqiptare”, “Minerva”, “Besa” etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI