Fshati turistik i Borshit, në jug të vendit mirëpriti edhe këtë vit “South Outdoor Festival”, ngjarjen e rëndësishme që promovon turizmin dhe traditën, ndërkohë që nxit edhe ekonominë lokale.

Festivali nisi dje, duke krijuar atmosferën e shumëpritur me praninë e mijëra të rinjve, vizitorë vendas dhe të huaj si një ogur i mirë për sezonin e afërt veror.

“South Outdoor Festival” këtë verë ofron për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore, ku përveç bregdetit turistët njihen edhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.


Gjithashtu do të ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk do të mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI