Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan shtetasin A. H., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases J. S., 23 vjeçe. Këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 23-vjeçaren, pasi dyshohet se ka dhënë kallëzim të rremë, duke pretenduar se ndaj saj kanë ushtruar dhunë shtetas të tjerë, jo shtetasi A. H. Vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë