Nga Joana MUZHAQI-sarandaNews.al
Një investim i ri për bujtina turistike po merr formë në Mesopotam të bashkisë Finiq në jug të vendit.


E ndodhur vetëm 100 m në vijë ajrore nga një prej xhevahireve të monumenteve të kulturës në Shqipëri siç është Manastiri i famshëm i Mesopotamit dhe fare pranë aksit të vjetër rrugor nacional Sarandë-Muzinë-Dropull -Gjirokastër – Kakavije, sot edhe një rrugë pejzazhi, bujtinat “Shena” të sipërmarrësit Ylli Shena, duket se do të jenë një destinacion i preferuar turistik përgjatë gjithë vitit.

Bujtinat turistike në Mesopotam i shtohen kështu zinxhirit të bujtinave, sot anekënd jugut të Shqipërisë si:

“Bujtina Xhebro” në këmbët e malit Këndrevicë, , bashkia Tepelenë, bujtina “Vila Sofia” në Gllavë, bujtina “Vjosa”, bashkia Memaliaj, Bujtina “Revaj-Dukaj”, bashkia Tepelenë, bujtina në përfundim e sipër në Bajkaj (bashkia Delvinë), bujtina “Ferma Grand Albaik”, bashkia Këlcyrë, etj,./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror