Çmimi “Travellers’ choice” në Trip Advisor iu akordua së fundi ‘DEMI HOTEL’ në Sarandë.
Kur flitet për turizmin në Sarandë, Ksmail dhe rrethinat e saj turistike, një vend të rëndësishëm padyshim zë edhe hoteleria me gamën e shërbimeve që kjo ofron.

Një çmim i meritur i një hoteli në Sarandë, është edhe një ‘bonus’ i merituar për të gjithë hotelerinë dhe imazhine saj në sfidat e sotme me të cilat përballet ky sektor avangard i turizmit në këtë anë të Jonit.

Lidhur me këtë vlerësim adninistratori Avenir Demi shprehet: “Shumë të lumtur që edhe për 2023 Demi Hotel vlerësohet me Cmimin “Travellers’ choice” në Trip Advisor. Përkujdesja , mikpritja, relaxi , komoditeti dhe shërbimi cilesor janë Motoja tonë dhe do vazhdojnë të jenë prioriteti tonë në mënyrë që vlerësimin që ju na falni tju a shpërblejmë me pushime të paharruara!:
Avenir Demi nuk lë pa nënvizuar një nga pikat e ndjeshme që në vetvete është edhe ‘thembra e Akilit’ “Vlerë e shtuar e resortit tonë janë stafi shumë i kualifikuar dhe i trajnuar që u përgjigjet dhe kërkesave më të larta të klientëve.”-thotë Demi, djaloshi modest që pprcjell me përkushtim një traditë familjare shumëvjeçare dhe që ndjehet krenar që kjo ‘trofe’ mbetet në Sarandën e tij të shtrenjtë.

“Faleminderit që për të tretin vit rresht na mbani numrin 1 të renditjes së hoteleve në Sarandë! Ju mirëpresim të shijoni eksperiencën unike që Demi Hotel ofron!”-shprehet Avenir Demi, një nga protagonistët e ‘shkollës së hotelerisë’ në rajonin e Sarandës/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri