Muaji maj shënoi një rritje të numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës. “Vizitat turistike në kala, për periudhën 1 maj-31 maj 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, raportoi Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.
Sipas kësaj DRTK-je, 19914 vizitorë janë regjistruar gjatë kësaj periudhe ose 10024 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2022.
Kalaja mesjetare e Gjirokastrës është atraksioni kryesor turistik i qytetit.
Pritet që gjatë muajit qershor në Gjirokastër të ketë një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve vendas e të huaj. Veçanërisht kalaja do të jetë objekti më i vizituar edhe gjatë qershorit, duke pasur parasysh që pritet të nisë Festivali Folklorik Kombëtar, skena e të cilit historikisht ka qenë brenda kalasë.///
ME SHUME LAJME
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para