Nga Panajot BOLI
Ndodh që në njohjen e parë me një njeri, të të bëj përshtypje. Thonë se sytë, fisnikëria në të sjellurit, bile toni i zërit me një buzeqeshjen të sinqertë, flet për shpirtin e njeriut. Dhe nuk gabohesh. Njerezit e thjeshtë, njerezit e punës, fillimisht nuk bien në sy.
Por vjen një moment që ata zenë pa u kuptuar një vend respekti dhe simpatie brenda teje. Ndofta Rustem Dukën e kisha ndeshur rrugëve të Sarandës si një njeri të zakonshëm që i bën ismet punës së tij. E kam parë edhe kur qytetarë të thjeshtë e takonin dhe shprehnin respektin për këtë njeri korrekt. Bile ai preokupohej për hallet e tyre dhe bënte çmos t’i zgjidh. Ndjeje kënaqësi kur degjoje nga bashkëbiseduesi kur ndahej nga ai:’Ky njeri nuk përton, dhe në gojë ka fjalën e mirë’ .

Mua më bëri puna ta njohë këtë njeri të mirë të Bashkisë. Dhe doja ta quaja keshtu , njeriu i mirë i Bashkisë, se kushdo nga ne, na pelqen një sjellje me edukatë, në çdo detyrë qe kryen dhe, mbi të gjitha të jetë i drejtë dhe korrekt në punë. Kur i vajtëm për herë të parë në zyrë, me kolegët e mi të AJMMI-it për projektet qe realizonim me Bashkinë, nuk e gjetëm aty dhe pritëm pak. ’Është në terren, na tha,-po vjen tani..Ku rri ai në zyrë?’

Përshtypja e parë: i thjeshtë , i buzëqeshur, me një komunikim dashamirës dhe shumë i gatshëm
‘Qe tani fillojmë..Mua më kini në çdo moment çfarë nevojë ju nevojitet.. edhe natën’ Dhe vertet ato nuk ishin fjalë për të na bërë qejfin, ose të kaloj radhen. Dhe vet i pari me punonjësit e tij , i palodhur dhe pas asnjë lloj pertese a pretedimi. Bashkëpunimi ynë vazhdoi dhe vazhdon dhe kam parë një njeri model drejtuesi në sektorin e tij të sherbimeve qe është pak i veshtirë për një institucion.
Rustem Duka e ndjen atë fjalën e nderuar,të jesh sherbetor korrekt i qytetareve.. Në pallatin tim kisha një punonjes të tij. Një ditë ‘e provokova’ Isha te drejtori yt për një problem, por nuk ma zgjidhi.. Mund të nderhysh.? Ai më pa me dyshim: ‘ Ç’ thua ti? Ai është flori , njeri korrekt, punëtor dhe i drejtë.. s’ka nevojë të nderhysh tek ai..’
Qesha. Keshtu flasin të gjithë ata që e njohin.. Ndaj e quajta njeri i mirë , punëtor dhe korrekt i Bashkisë. Dhe keshtu do ta quaj. Se meriton me sjelljen dhe punën e tij respektin e qytetareve të Sarandës./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll