SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. ‘Brejtësit’ me dy këmbë të kabllove elektrikë lënë pa ndriçim disa rrugë publike në qytet. Zbulimi i autorëve: ZERO!

Nga Marko QOPEKU-sarandanews.al

-Sot, nuk përbën më ndonjë çudi në Sarandë që, herë pas here, individë asocialë prishin koshat e vegjël të mbeturinave urbane në trotuare pothuaj në të gjitha akset rrugore.

Shqetësimi ishte dhe mbetet i pranishëm.

Kamerat në kryqëzimet e rrugëve të qytetit dhe ato të lokaleve, janë në efiçencë dhe gjendje pune por askush nuk mori mundimin të identifikojë autorët e prishjes!

Në fund të fundit, përveçse ‘si stoli’, përse u harxhuan miliona me të drejtë për kamerat?

Të tjerë individë ngaqë u therin sytë nga bukovilet e mbjella nga shoqata “Nisma e luleve” për ta kuruar sadopak imazhin e bretonit në hyrje të Sarandës nga kryëzimi i rrugës Sarandë-Himarë në Gjashtë e në rrugën hyrëse në qytet., nisë t’i prisnin. Por Shoqata i sfidoi me të drejtë barbarët e mjedisit dhe sot bukovilet jane derdhur hijshëm duke i krijuara nje impakt estetik të paqenë më parë për qytetin tonë.

Por, ditët e fundit barbarëve të mjedisit u janë shtuar “hijet e natës” ose “brejtësit e kabllove prej bakri ” që janë shtruar nën tokë në trotuare të rrugëve publike.

“Brejtësit” ose hajdutët ia kanë marrin në mesnatë qindra m kabllo bakri të ndriçimit publik si në rrugën e re mbi Nënstacionin e Vjetër elektrik ose Rruga e Lëkurësit ashtu edhe në aksin hyrës Ura e Gajdarit Metoq! Hajdutëve të mesnatës të kabllit elektrik nuk i ka hyrë gjemb në këmbë deri sot ndlrsa Bashkia e Sarandës po zëvendëson me kosto shtesë pasojat e autorëve të vepër penale të vjedhjes së kabllove elektrikë.

BASHKIA, pra Qyteti është i vjedhuri në prag të çeljes së sezonit turistik 2023!

Po Bashkia, ka bërë ndonjë denoncim në Polici?! Po POLICIA e shtetit ka bërë ndonjë hap në zbulimin e autorëve? Po PROKURORIA ka bërë nonjë hap në një çështje që mund të niste me indicie edhe kryesisht?! Këto duhet t’i dijë edhe Publiku i qytetit të vjedhur dhe përdhosur nga kriminelët e pasmesantës! /SARANDANEWS.AL///

error: