SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sezoni turistik, kufizime në fundjavë dhe gjatë festave në qarkullimin e mjeteve

Policia e Shtetit njoftoi se duke filluar nga dita e sotme, deri më datë 15 shtator, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave, do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore në qarkullim.

Kufizimet janë marrë në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, si dhe për monitorimin e qarkullimit rrugor drejt zonave bregdetare dhe turistike, me qëllim krijimin e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve dhe të shtetasve të huaj që zgjedhin vendin tonë, si dhe në zbatim të udhëzimit të përbashkët “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transport rrugor të mallrave, gjatë sezonit turistik dhe gjatë festave”.

Kufizimet janë:

• Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;

• Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);

• Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;

• Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;

• Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.

Kufizimet e lëvizjes përfshijnë disa akse rrugore duke përfshirë:

•”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;

•”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;

•”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas; etj,.

Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:

•Të premten, nga ora 15:00-22:00; •Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;

•Të dielën, nga ora 07:00-22:00. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që preken nga kufizimet e sipërpërmendura, që të zbatojnë me korrektesë masat kufizuese, me qëllim krijimin e lehtësirave të nevojshme për pushuesit vendas dhe ata të huaj, gjatë sezoniz turistik 2023.///

error: