Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq turistë dhe vizitorë të huaj, jo vetëm në sezonin turistik veror, por përgjatë gjithë vitit. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se numri i turistëve përgjatë 5-mujorit është rritur me 42 %.
“42% më shumë vizitorë se viti i kaluar kanë zgjedhur Shqipërinë, në pesë muajt e parë të këtij viti, të cilët premtojnë për më shumë turistë në pikun e sezonit veror ku po hyjmë”, deklaroi Rama. Gjatë periudhës janar-maj kanë hyrë në territorin shqiptar 2 389 899 turistë të huaj, nga 1 667671 turistë të huaj që vizituan vendin vitin e shkuar në të njëjtën periudhë.
Vetëm gjatë muajit maj kanë hyrë në territorin shqiptar 705 069 turistë të huaj, kur në të njëjtën periudhë të 2022-shit, hynë 604 430 turistë të huaj, ose 17 % më shumë.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI