Gjyqtarja e GJKKO-së, Talanta Zeqiraj rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për autorizim të veçantë, në mënyrë që ai të linte ambientet e spitalit të burgut, për t’u paraqitur në mbledhjen e kërkuar nga anëtarët e këshillit bashkiak.
Anëtarët e këshillit përmes një shkrese njoftuan Fredi Belerin për përmbajtjen e mbledhjes, ku parashikohet konstituimi i Këshilli Bashkiak, Himarë dhe ceremonia për marrjen e detyrës si kryebashkiak.
Ai kërkoi në gjykatën antikorrupsion që të ishte i pranishëm, por kërkesa e tij u rrëzua.
GJKKO arsyetoi se nuk plotësohen kushtet për miratimin e kërkesës, ndërsa avokatët u shprehën se do përsërisin kërkesën.
Policia e Shtetit arrestoi mesnatën e 12 majit Fredi Belerin, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës nën akuzën për blerje votash.
Fredi Beleri u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit