Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti është 2.389.899.
Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, ky numër është rritur me 42.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Nga këta mbi 2.2 milionë shtetas udhëtuan për pushime apo vizitë te të afërm, ndërsa 50 861 shtetas udhëtuan për qëllime biznesi dhe profesionale.
Sipas INSTAT-it, përgjatë pesëmujorit të 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 2 300 558 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 55 333 dhe 15 060 shtetas.
Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të 2023, është 2 447 719, duke u rritur me 21.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI