SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM. Shëtitorja e Sarandës e mbushur…edhe me lypësa të vegjël… 

Nga Ana SAJMOLI

Shëtitorja e rikosntruktuar e Sarandës veçanërisht këtë verë turistike ështle mbushur me turistë.

Në mbrëmje veçanërisht mund të dëgjosh gjuhë të ndryshme të globit.

Por ndryshe nga vite më parë nëse do ta “skanosh” me sy të lirë Shëtitoren e madhe në dy segmentet e e saj: Blv “Naim Frashëri” dhe Blv “Hasan Tahsini”, vëren se ajo është e mbushur edhe me lypësa të vegjël.!!

Madje, fëmijë nga disa muajsh, deri në 3-6 vjeç e më shumë, i sheh të shtrirë mbi kartona ose te pladosur nga mavronënat tek lypin duke zbatuar “detyrën ” që i ka lënë prindi ose i afërmi…

Ata janë vendosur pothuaj në distanca të barabarta duke “ndarë në mënyrë demokratike”(!!) shëtitoren e Sarandës, të cilësuar të ashtuquajturit narciziste burokratë si “Kryeqytetit Turistik të Shqipërisë!”

Lypja nis me një grua me fëmijë vetëm pak metra nga Bashkia e Sarandës.

Pyetja është:

Nga cili vend i Shqipërisë presim që policia apo struktura të tjera që i ngarkon ligji, të merren me dukurinë e mësipërmne të shfrytëzimit të femijëve si vepër penale “Keqtrajtim i të miturve”?

Nga cili vend ? Nga Tropoja, nga Korça, Fieri, Durrësi, apo Vlora?!….Apo nga Kosova?”

 Kontrollet në kundër kësaj paligjshmërie, të dënueshme nga Kodi Penal si veprim që dëmton edhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës, nuk duhet të presin ndonjë “Task forcë” nga Prefekti! dhe as ndonjë foto e përzgjedhur të ditës së Ministres së Turizmit dhe Mjedisit tek jep direktivat e korrikut për milionat e turistëve që presim. ./sarandaNews.al///

error: