Vijon aksioni i Policisë Bashkiake në qytetin e Sarandës. Në fokus të veprimeve aktive të policisë bashkiake janë pastrimi i rrethimeve pa leje me mjete të çfarëdoshme sipas dëshirave të njerit apo tjetrit, largimi i makinave të braktisura prej vitesh nëpër rrugët e qytetit. Largimi i bagëtive të imta nëpër banesa, kryesisht në lagjen nr4., etj,.
Mësohet se janë hequr nga rrugët karrige, goma, zinxhirë, bidona mjete që shërbenin për okupim m vendesh për parkim në hapësira publike.
Burime bashkiake bënë të ditur se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Në lagjen nr.4 ankesa nga komuniteti lidhur me praninë e bagëtive të imta në hapësirat publike u zgjidh duke urdhëruar largimin e menjëhrshëm të 13 deleve nga oborrin e nje banese -thanë të njëjtat burime të Policisë Bashkiake në Sarandë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI