SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. “Ëndrra” e Jasona Nonit, vazhdon në galerinë e arteve pamore “Art Saranda”

“Ëndrra” e Jasona Nonit, vazhdon në galerinë e arteve pamore “Art Saranda”

Ekspozita vetjake e Nonit, studentit ekselent nga Saranda në Universitetin e Arteve, në Tiranë, po tërheq vëmendjen e artdashësve vendas dhe turistëve të huaj që po e frekuentojnë përdit e më tepër qytetin bregdetar.

Ekspozita “Ëndrra” paraqet 33 punime mes të cilave krijimtari të lira, punime e studime nga shkolla, portrete e autoportrete si dhe projektime dixhitale e grafike. E konceptuar me mjaft risi ajo u vizitua këto ditë nga turistë të shumtë, vendas e të huaj, të çdo grupmoshe.///

error: