Gjiganti mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet shqiptare si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në ‘The Sun”, i cili i bën jehonë bregdetit shqiptar.
Sipas tij, “The Sun” promovon edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës.
Ndërsa e cilëson Shqipërinë “Maldivet ekonomike të pazbuluara të Evropës”, “The Sun” e promovon atë si një pikë pushimesh që ka marrë shumë popullaritet për shkak të ofertave të lira dhe plazheve të bukura.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI