Këshilli Kombëtarë i Partisë Demokratike është thirrur për t’u mbledhur të enjten e 27 korrikut, në orën 19:00.
Gazment Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë me dije se ka vendosur të thërras Këshillin Kombëtarë të Selisë blu. Vendimi i marrë nga Bardhi më datë 22 korrik 2023, bazohet tek statuti i selisë blu, pika në të cilën theksohet se kur partia është pa kryetar, është në tagrin e Sekretarit të Përgjithshëm të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Sipas vendimit të marrë nga Bardhi, mësohet se mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vjen pas përplasjeve të fundit në selinë blu. Nga njëri kamp është Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe 7 deputetë dhe një pjesë e Këshillit Kombëtar nuk njohin procesin zgjedhor të lajmëruar nga Partia Demokratike në datën 29 korrik për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike. Në kampion tjetër një grup deputetësh dhe një pjesë e Këshillit Kombëtar njohin procesin zgjedhor dhe kanë vendosur që ti hiqet vula e partisë sekretarit të përgjithshëm Bardhit, duke ia besuar atë Sekretarit për Çështjet Ligjore, Indrit Sefa.

ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore