Sot në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim (USAID) apelon se garantimi i sigurisë ushqimore është çështje e të gjithëve.USAID solli në vëmendje se përmes programit të tij “Gratë, Paqja dhe Siguria” po ndihmon bletërritëset në Shqipëri të prodhojnë dhe të tregtojnë mjaltë të pastër dhe të shijshëm.Projekti në baskëpunim me pushtetin lokal po punon me fermerët në Korçë, Pogradec, Vlorë, Durrës, Berat, Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Elbasan që merren me prodhimin e mjaltit.Në kuadër të këtij programi, është përgatitur një manual për Bletarinë, i pari në gjuhën shqipe, i cili u dhëzon bletërritësit se si të prodhojnë mjaltë bio, që është mjaft i mirë për shëndetin, i sigurt dhe shumë i kërkuar në tregjet e huaja.Mjalti dhe i nënproduktet e tij po fillon të zërë terren çdo ditë e më shumë jo vetëm në konsumin vendas por edhe në eksport.
Sipas shifrave të INSTAT, prodhimi i mjaltit ka shënuar një rritje me 8,97%, gjatë 2019 krahasuar me 2018. Ndërsa aktorët e këtij sektori po përpiqen të rrisin standardet e prodhimit për zgjerimin e eksporteve. /ata/
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre