SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Z.Ministre a ke vizituar muzeumet e Sarandës…?

Nga Pirro NAÇI

Dje ishte e diela e muzeve. Ishte dita!… shkruani, e diela e fundit!…Hyrja falas! Ok me të gjitha por kjo ‘’Hyrja falas’’…sikur jemi në tregun e …

Dje kishit publikuar një tabllo të rritjes mbresëlënëse të numrit të vizitoreve në muze dhe në parqet arkeologjike… Hajde prap edhe këta me shifra, si Ministria e Turizmit….Shumë mirë dhe shumë bukur edhe numrat kanë edhe ato rrëndësinë e tyre…Vjet kishim rreth 300 000 vizitorë. Një në 25 vizitorë në 2022-shin vizituan muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit…

Në Korfuz, një në dy turistë të huaj vizitojnë muzeumet e qytetit…Dhe Korfuzi nuk ka as Butrintin , as Finiqin, as Manastirin e 40 Shënjtorëve dhe as Syrin e Kaltër. Ka një vilë të princesësh Sissi me një histori jo më shumë se 130 vjeçare…E kanë kthyer në muze dhe çdo vit vizitohet nga më shumë se 500 000 turistë…Ne, sivjet nga janari deri në korrik kemi 458 170 në shkallë vendi vizitorë…I përmenda këto fakte për të theksuar një problem shumë të vjetër për Sarandën…

Në kulmin e zezonit turistik një grup turistësh për të shkuar nga Saranda në Butrint i duhet të paktë një orë e 45 minuta…po aq edhe për tu kthyer…Në shumë raste operatorët turistik por edhe turistët ndryshojnë destinacion…Infrastuktura shumë e ngarkurar… E njëjta ikonë edhe në parkun arkeologjik të Finiqit…Jo vetëm që nuk ka parking, por një autobuz nuk ngjitet dot në amfiteatër…Rruga është copë copë…Për Manastirin e 40 Shënjtorëve rruga ka ‘’humbur’’, që ‘’ju humbtë vula’’.

S’ka Ministër Kulture dhe Kryetar Bashkie që nuk është marë me atë copë rrugë, as 1 km, por nuk kanë mundur dot… Shumë e çuditshme!!! Kilometra rrugë kanë inaguruar politikanët këto 30 vitet e fundit. Nuk po zgjatem as me rrugën për t’u qepur në Kalanë mbi Sarandë dhe as me Syrin e Kaltër. Edhe kur bëni një punë atë e bëni gjysma gjysma. Meruni me këto probleme z. Ministre dhe do të shikoni që numrat e vizitorëve nuk do të jenë ato që ju sot ju bën shumë ‘’përshtypje’’, por do të jetë shumë herë më i madh…Meruni me problemet konkrete në Sarandë, meruni me infrastrukturën, e shumë e shumë probleme të tjera që do të ndihmojnë turistin dhe Turizmin… Mos u tallni me Sarandën!

Μπορεί να είναι απεικόνιση κείμενο

error: