Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët me zhvillime vranësirash në mesditë e në vazhdim. Nuk përjashtohen reshjet e izoluara te shiut ne zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/36 | Diell re |
| Kukës | 24/38 | Diell re |
| Lezhë | 22/37 | Diell re |
| Dibër | 19/35 | Diell re |
| Durrës | 24/37 | Diell re |
| Tiranë | 25/37 | Diell re |
| Elbasan | 24/37 | Diell re |
| Berat | 22/40 | Diell re |
| Vlorë | 22/34 | Diell re |
| Korcë | 17/34 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/36 | Diell re |
| Sarandë | 23/34 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI