Kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha kërkesat e Shoqatave të Transportit por duke ndaluar kategorikisht rritjen e çmimit të biletës. Më 15 qershor do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore nën masat anti-covid.
Transporti publik është një ndër aktivitetet që vijon të jetë akoma i mbyllur për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-it dhe që ka pësuar shumë dëmtime ekonomike, për pasojë kreu i qeverisë ka prezantuar paketën e ndihmës për transportin publik përmes një statusi të publikuar në Facebook.
“Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore. Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes: njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020, brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët“, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se ditën e sotme Shoqatat e Transportit zhvilluan një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës për plotësimin e 6 kërkesave dhe për qartësimin e rregullave të reja që do të presin pasagjerët pas datës 15 qershor.
Ditën e djeshme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar edhe rregullat kryesore që duhen zbatuar nga operatorët e transportit publik, ku të gjithë qytetarët dhe personeli i shërbimit do të duhet të jenë të pajisur me maska dhe autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI