SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deri në vitin 2029, biznesi vogël nuk do të paguajë tatimfitim

Biznesi i vogël nuk do të paguajë tatimfitim deri në vitin 2029, për të motivuar edhe çeljen e bizneseve të reja, pas goditjes që mori vendi nga COVID-19.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv, u shpreh se qeveria për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë do të heqë tatimfitimin deri në vitin 2029.

“Ne kemi pasur në periudhën deri në fillim të muajit maj, kur ishte piku, kemi pasur rreth 70 000 persona që kanë humbur vendin e punës. Por ju thashë, është dinamike, shumë prej tyre janë rikthyer dhe duhet të shohim bilancet e fundit të majit për të dhënë një shifër të saktë”, – tha Rama më tej.

“Dhe paketa e tretë nuk është e nevojshme, që të jemi të qartë. Të gjithë ata të cilët që kanë pasur vështirësi për shkak të mbylljes së biznesit, i kemi mbështetur me tri paga dhe tani po disbursohet paga e tretë 64 000 e disa qindra persona. Të gjithë të tjetër, që janë të punësuar tek bizneset me mbi 14 mijë dollarë xhiro në vit, pra limiti për të kaluar nga biznesi i vogël, tek biznesi i mesëm dhe ai i madh, i kemi dhënë një pagë direkte 400 mijë lekë. Kemi vendosur që biznesi i vogël të mos paguajë tatimfitimi deri në fund të këtij vitit, që do të thotë do ketë shumë më tepër sesa paga e një pakete të tretë”, – tha Rama.

“Në qershor do të çojmë në parlament një program bashkë për buxhetin e riparë dhe do të ndërhymë në paketën fiskale në qershor dhe do ja heqim biznesit të vogël tatimfitimin deri në vitin 2029. Dua t’i them çdo shqiptari që të hapë biznes se s’do ketë detyrime ndaj shtetit, dhe se do kete vetëm sigurimet shoqërore dhe taksat vendore”, – tha Rama./ata/

error: