Policia e Gjirokastrës njoftoi sot, se ka vendosur nën hetim një shtetas grekë, pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës në tentativë për të dalë nga Shqipëria me 18 150 euro të padeklaruara. Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari i kishte fshehur eurot në makinë.
“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave”, njofton Policia.
“Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek E. R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji”, vijon njoftimi.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave”, përfundon njoftimi i Policisë së Gjirokastrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
1 nga 3

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI