Nga Dorian KOÇI
Sot është përvjetori i lindjes të historianit të njohur dhe “arbiter elegantum” i debateve historike për etnogjenezën e shqiptarëve, Aleks Buda.
Vlen të përmendet kontributi i tij për rikonsiderimin historisë së mesjetës arbëre por edhe lidhjes mes ilirëve e arbërëve nëpërmjet kulturës së Komanit.
Kultura e Komanit,thotë Profesor Buda është një hallkë elokuente e kontinuitetit midis banorëve të lashtë dhe vazhduesve arbër; një kulturë me shtrirje kohore që nga shekulli i VII deri në shekullin e IX dhe me një shtrirje territoriale mjaft të gjerë nga alpet shqiptare deri në brigjet jugore të detit Adriatik e në luginën e Vjosës. Kultura e Komanit ishte një kulturë e një popullsie qytetare e fshatare, bregdetare e malore, më rrënjë në traditën antike dhe me novacione, me elementë të trashëguara nga kultura ilire halshatiane e hekurit dhe nga kultura provinciale romake e paleobizantine, ku elementët sllave nuk figurojnë veçse si elementë të izoluara dhe jo si një kulturë kompakte.
Po kështu Profesor Buda mbrojti me pathos karakterin e shtresave sociale mes popullsisë arbëre duke hedhur poshtë teza që shpesh herë riciklohen dhe në të sotmen që i konsideronin arbërit një” popull barinjsh e që rronin në kalibe.
“.Dokumentat flasin thotë Profesor Buda për një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë shqiptare, siç janë arhondët e Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgencë, ato bashkësi fshatare të cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si “burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre etnikë karekteristikë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI