Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga filmi “Mësonjëtorja, i cili është restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Rama theksoi se “Mësonjëtorja” është filmi që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.
Filmi “Mësonjëtorja” mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.
Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” përkoi me ditën e parë të shkollës. Puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet sot pasdite, në Pallatin e Brigadave. Mësonjëtorja është një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flakë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI