Kryebashkiaku Oltion Çaçi priti sot paradite një delegacion të parlamentit të Republikës Çeke. Në përbërjen e ketij delegacioni ishim presidenti i parlamentit të Çekisë dhe disa senatorë të këtij parlamenti. Ishte i pranishëm gjithashtue dhe Ambasadori i Çekisë në Tiranë, Karel Urban.


Në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi për një turizëm gjithëvjetor me fokus agroturizmin, mundësia e projekteve ekologjike në Sarandë dhe fusha të tjera me interes reciprok.

“Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në ambjentet e Bashkisë Ambasadorin e Çekisë në Shqipëri, Zv.Presidentin e Parlamentit dhe Senatorë të Parlamentit Çek. Biseduam për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe bujqësisë, për shkëmbimin e eksperiencave dhe teknikave në fushat e mësipërme.

Diskutuam për prespektivën e turizmit gjithëvjetor nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit që është me interes të lartë për turistët çek si dhe prezantuam idetë dhe projektet tona për një për një qytet ekologjik (ecocity) dhe suportin që mund të ofrojë qeveria çeke në këtë sektor.-shkruan kreu i Bashkisë, Oltion Çaçi rreth këtij zhvillimi të fundit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata