SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Adrian Gurma plan për fasadat e qytetit: Saranda, e bardhë me dritare blu

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma thotë se ka një plan për të unifikuar ngjyrën e qytetit bregdetar, duke e bërë të bardhë me blu.

Gjatë një udhëtimi turistik me gazetarin Blendi Fevziu, i cili tha se Saranda nga deti ngjan si Monte Karlo, kryebashkiaku Gurma tha se ka një plan për t’i ngjyrosur ndërtimet e qytetit të bardha me dritare blu, një pamje që haset shpesh në ishujt piktoresk të Greqisë.

Blendi Fevziu: Kur e shef nga deti duket gjithmonë si Monte Karlo

Adrian Gurma: Kur vjen nga deti nga Korfuzi e ke parë që ka larmi ngjyrash. Besoj e ke bërë shumë herë këtë rrugë, e ke parë që ka larmi ngjyrash.

Ne duam që ta unifikojmë, pikërisht e kemi dhe një projekt që të jetë e gjitha e bardhë dhe të shoqërohet me dritaret ngjyrë blu të detit.

error: