Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, pasi humbi orientimin në këtë zonë, Policia Kufitare e Vlorës i shkon në ndihmë turistit zvicerian.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist që po eksploronte me këmbë, gjirin e Shën Andreas, ishte bllokuar në këtë zonë, për shkak se kishte humbur orientimin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për t’i shkuar në ndihmë atij. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.
Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës. Policia Kufitare e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI