Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në fokus të këtij takimi ishin zhvillimet aktuale dhe ato që priten në Kosovë, bashkëpunimi me partnerët SHBA dhe BE për përmbylljen e bisedimeve me Serbinë si dhe integrimi euroatlantik.
“Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA dhe BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer”, tha Basha.
“Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”, u shpreh ai.//ata//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI