Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shkuar sot në parlament me bukë me vete, teksa është ndalur për mediat dhe ka folur për rritjen e pensioneve.
Ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke.
“Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë.
Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.
Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.
Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime”, tha Sula.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat