SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Kalendari i festimeve për 9 Tetorin. Nderim për të rënët në çlirimin e qytetit

Vazhdon kalendari i festimeve për 9 Tetorin, Ditën e Çlrimit të qytetit nga nazifashistët.

Burime zyrtare të Bashkisë bënë të ditur se ditën e hënë, më 9 tetor 2023, ora 10:00 Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me organizatën e Veteranëve, organizojnë Homazhe dhe vendosje kurorash në Lapidarin që ngrihet në Qafë të Gjashtës, kushtuar të rënëve të 9 tetorit 1944.
Të njëjtat burime bënë të ditur se axhenda e së hënës përfshin: Nisjen e një autobusi para Bashkisë (Ora 09:30; Homazhet dhe vendosjen e kurorave te Lapidari i dëshmorëve në Qafën e Gjashtës; Nisjen e autobusit për kthim në qytet (Ora 10:30) si dhe koktej te Qendra Polivalente (Ora 10:45-11. 30) ///

error: