Tani, në territorin e bashkisë Sarandë nuk ka më ndërtim pengesash në rrugë sipas oreksit dhe tekave të personave dhe as objekte përkujtimore pa leje!
Bashkia ka hartur një P/Vendim të plotë që,përcakton rregullat e sjelljes ndaj hapesirave të medisit të perbashkët dhe bashkë me të, edhe sanksionet (gjobat) për çdo rast të shkeljeve.
P.Vendimi i mësipërm sapo ka kaluar në një proces të një dëgjese publike dhe së shpejti pritet të kalojë e miratohet edhe në mbledhjen ne radhës të Këshillit Bashkiak për të marrë fuqi ligjore në zbatim në terren.
Në P/Vendimin “Për PËRCAKTIMIN E DISA KUNDRAVAJTJEVE ADMINISTRATIVE DHE SANKSIONIN QË VENDOSET PËR TO NË TERRITORIN E BASHKISË SARANDË” , në Neni 8, ku flitet për Kundërvajtjet administrative në fushën sigurisë; përaktohet qartë se përbën Kundërvajtjet administrative në fushën sigurisë,
“Vendosja e pengesave të çfarëdo lloji për kufizim shpejtësie të lëvizjes të automjeteve si dhe ndërtimi i objekteve përkujtimore përgjatë rrugës, pa miratimin e organit përgjegjës publik;”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI