SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ishte duke gatuar, digjet një grua në Memaliaj

Një 58-vjeçare e cila ishte duke gatuar në shtëpinë e saj, është djegur aksidentalisht në trup.

Gruaja L.B dyshohet se është djegur në pjesën e kraharorit dhe është dërguar me urgjencë, për mjekim të specializuar në Spitalin e QSUT-së, Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Memaliaj.Informacion paraprak

Në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur shtetasja L. B., 58 vjeçe, banuese në Luftinjë, Memaliaj, pasi dyshohet se duke gatuar në banesën e saj, është djegur aksidentalisht në pjesën e kraharorit, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e QSUT-së, Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.///

error: