Vjeshtë-dimër. Në Sarandë po zgjerohen investimet jashtë sezonit turistik .
Ndërsa punimet në rivlerësimin urban të rrugës “Bilal Xhaferi” ,(Lagjja nr.4) me blloqet e banimit, trotuaret dhe infrastruktura nëntokësore kanë hyrë në një fazë të rëndësishme dhe pak ditë më parë nisën edhe punimet rehabilituese në askin e parë të rrugës pranë stadiumit të lojërave me dorë; duket se një tjetër investim i rëndësishëm do të nisë në qytetin turistik të Sarandës.

Mësohet se së shpejti do të nisin punimet rehabilituese në rrugën “Mitat Hoxha” mbi portin detar e njohur ndryshe edhe si Unaza e Portit
Sot në mesditë Kryebashkiaku Oltion Çaçi dhe një grupi me eksperte dhe drejtues të FSHZH inspektuan në terren këtë aks rrugor.
Inspektimi u shoqërua me spjegime mbi fazat e punimeve, afatet dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Pritet qe Saranda gjatë muajve nëntor-dhjetor dhe janar -maj 2024 ,të shndërrrohet në një kantier të madh pune me financime nga FSHZH./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave